29 te dyshuar, asnje i infektuar me koronavirus

29 te dyshuar, asnje i infektuar me koronavirus

Shqipëria mbetet ende zyrtarisht jashtë hartës së vendeve të prekura nga koronavirusi. 3 rastet e reja për të cilat u dyshua rezultuan negative pas testimit të kryer të shtunën në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.br br ?Nga periudha e shfaqjes së epidemisë në Kinë e deri mbrëmjen e djeshme janë testuar në total 29 raste të dyshuar, të cilët kanë rezultuar negative për COVID-19. Rastet kanë pasur shenja të infeksionit të sipërm respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthime komunitare?, tha Eugena Tomini, shefe e epidemiologjisë në ISHP.br br Në numrin 127 të Urgjencës Kombëtare janë regjistruar rreth 1500 telefonata vetëm në 24 orët e fundit. br br ?Në 24 orët e fundit thirrjet në nr e Urgjencës Kombëtare 127 kanë arritur nivelin e 1485 telefonatave, nga të cilat 57 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksion viral respirator dhe histori udhëtimi me Italinë?.br br Sa i takon fluksit të udhëtarëve në 24 orë, në Shqipëri kanë hyrë mbi 13 mijë persona, të cilët janë monitoruar nga strukturat shëndetësore.


User: RTV KLAN

Views: 5

Uploaded: 2020-03-02

Duration: 01:12

Your Page Title