360 gradë - Mocioni që mbeti pa jehonë në PS. Rama promovon Lindën si opozitën e vet më të madhe

360 gradë - Mocioni që mbeti pa jehonë në PS. Rama promovon Lindën si opozitën e vet më të madhe

#rtvora #oranews #360gradebr br br Ditën e enjte më 26 Shkurt, dy ditë para Kongresit të Partisë Socialiste, një grup prej 8 socialistësh me kontribute ndër vite në këtë parti, i dërguan një mocion Kongresit ku propozoheshin 10 pika për reformimin e Partisë Socialiste. Ata kërkuan që këto propozime të paraqiten për votim në Kongresin e datës 29 shkurt. br br Socialistët mocionistë ishin Arta Dade, Eva Teqja, Ibrahim Sulaj, Irena Beqiraj, Luan Zhegu, Maqo Lakrori, Nazmir Bilani dhe Përparim Bodinaku. br br Ndër të tjera në pikat e këtij mocioni kërkohej që të ndërmerren nismat e nevojshme ligjore për amendimin e ndryshimeve Kushtetuese të vitit 2008, kandidatët per deputet, kryetar bashkie të përzgjidhen me votim të fshehtë, të kufizohet në dy mandate funksioni i kryetarit te partise, të verifikohet pasuria e të gjithë personave që kanë kryer, kryejnë ose do të kryejnë funksionet e presidentit të Republikës, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrit, deputetit, kryetarit të bashkisë. I pyetur gjatë konferencës për rindërtimin, për këtë mocion të socialistëve të vjetër, kryeministri Edi Rama e kishte një përgjigje.br br Dhe ashtu sic pritej, ndodhi. Mocion i 8 socialistëve, nuk u fut në rendin e ditës dhe as u diskutua në kongres. Rama me rilindasit e tij, vazhduan zbatuan me përpikmëri axhendën e tyre të kongresit. Megjithatë fjalën hapëse të tij në kongres e nisi me qartësimin e konceptit socialist I ri dhe I vjetër.br br Dhe si për të provuar atë që tha, ngjiti në skenë delegatin e ri socialist, Ziqiriun në moshë një shekullore. Si rrallë herë minuta të tëra të fjalës së tij në kongres, Rama ja kushtoi gruas së tij Lindës, duke e promovuar si opozitën e vet më të madhe.br br br br br br  Ndiqni emisionin e plotë këtu: br br br br  Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Emisione

Views: 0

Uploaded: 2020-03-04

Duration: 02:59