Ora News - Dy të rinjtë në Durrës u ekzekutuan nga afër, dyshohet se ishte “porosi”

Ora News - Dy të rinjtë në Durrës u ekzekutuan nga afër, dyshohet se ishte “porosi”

#rtvora #oranewsbr br Ekzekutori i dy të rinjve në Shkozet të Durrësit dyshohet se ishte profesionist dhe i paguar. Grupi hetimor dyshon se vrasja ishte e porositur, ndërsa pistat e hetimit janë prishja e pazareve të drogës dhe konfliktet e vjetra. Dhjetëra persona janë marrë në pyetje, por policia nuk ka asnjë të ndaluar për krimin.br br Vrasja e Dorjan Shkozës (në foto) dhe Anxhelo Avdisë, në Shkozet të Durrësit dyshohet se u krye me porosi, ndërsa ekzekutori ishte profesionist, bazuar në dinamikën e krimit.br br Ekzekutim mafioz-Dy të rinjtë po lëviznin në këmbë, kur u qëlluan me pistoletë nga një makinë me shpejtësi të ulët nga rreth 3 metra largësi.br br 35 vjeçari Shkoza ka marrë plumba në trup dhe një kokë çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme, ndërsa 24 vjeçari Avdia vdiq rrugës për në spitalin e Durrësit.br br Ekzekutimi i stilit mafioz ndodhi në një kohë kur në zonë kishte kalimtarë të shumtë, por fatmirësisht nuk pati të lënduar aksidentalë.br br Objektivi Dorjan Shkoza-Dyshimet janë se shënjestra e atentatit ishte 35 vjeçari Shkoza, i cili rezulton person i dënuar për trafik të lëndëve narkotike.br br Ai ka qenë i arrestuar me rreth gjysmë kilogrami drogë në zonën e Plepave, ndërsa ka qenë i përfshirë edhe në një aksident me vdekje në vitin 2015.br br Ndërsa Anxhelo Avdia, kishte pak kohë që ishte kthyer nga Anglia.br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2020-03-04

Duration: 01:50

Your Page Title