Të dhënat e pasagjerit/ Kompanitë ajrore detyrim për raportim

Të dhënat e pasagjerit/ Kompanitë ajrore detyrim për raportim

Kompanitë ajrore do të jenë të detyruara që të transmetojnë të dhënat e pasagjerëve pranë një njësie të posaçme sigurie që do të ngrihet.br br br Sipas relacionit të një projekt ligji të ri, kjo behet për të rritur sigurinë publike në kuadër të luftës ndaj terrorizmit dhe krimeve të tjera të renda.br br Për çdo person që udhëton përmes aeroporteve të Shqipërisë duhet të shënohen në regjistër të dhënat si kodin e konfirmimit të rezervimit, data e rezervimit dhe të lëshimit të biletës, emrin dhe mbiemrin, datën e planifikuar të udhëtimit, adresën dhe të dhënat e kontaktit, përfshirë numrin e telefonit dhe adresën e postës elektronike etj.br br Gjithashtu në regjistër do të shënohet informacioni për biletën, përfshirë numrin, mënyrën e pagesës, adresën e përdorur për faturimin e saj, informacion në lidhje me bagazhin, mbi dokumentet e udhëtimit, gjininë, datën e lindjes, linjën ajrore, numrin e fluturimit, datën e nisjes, datën e mbërritjes, aeroportin e nisjes, aeroportin e mbërritjes, kohën e nisjes dhe kohën e mbërritjes.br br Të dhënat mund të përdoren nga policia, Shërbimi Informativ i Shtetit, Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, dhe Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave.br Ndërkohë mbajtja e tyre pranë kësaj njësie bëhet për 5 vjet.br br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 1

Uploaded: 2020-03-04

Duration: 00:57

Your Page Title