Report TV - Kryeprokurori: Puna jonë për qytetarët! Kim: Mos lini fajtorët të shpëtojnë!

Report TV - Kryeprokurori: Puna jonë për qytetarët! Kim: Mos lini fajtorët të shpëtojnë!

TIRANE-Pas miratimit të reformës në drejtësi, Kryeprokurori Olsian Çela u shpreh sot se organi që drejton ndodhet përpara disa sfidave. Në një konferencë ku ishin të pranishëm edhe ambasadorët e BE-së, SHBA-së, OSBE-së, drejtuesi i SPAK-ut, KLP-së dhe ministrja e Drejtësisë, Çela u shpreh se me ndryshimet që pësoi në 2016 ligji për prokurorinë raportet e reja kanë krijuar paqartësi brenda zyrave, ndërsa ekziston rreziku i fragmentarizimit të aktivitetit hetimor si rrjedhojë e praktikave të ndryshme në mungesë të një autoriteti centralizues.br br Për këtë shkak, sipas Prokurorit të Përgjithshëm masat që duhet të ndërmerren shtrihen në disa plane, "duke nisur që nga organizimi i brendshëm i zyrave, infrastruktura operacionale e deri tek strukturimi i bashkëveprimit ndërinstitucional". Për shkak të ndryshimeve ligjore, por edhe mangësive si pasojë e përjashtimit nga drejtësia të shumë gjyqtarëve e prokurorëve dhe faktit që ende nuk janë ngritur të gjitha institucionet e reja, Olsian Çela deklaroi se nuk ka një perspektivë të qartë, të kohës se kur sistemi do të funksionojë me kapacitet të plotë.br br Shtimi i ngarkesës së punës në çdo prokurori, vijoi më tej ai, ka krijuar një situatë emergjence. Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim kërkoi nga Shqipëria që të luftojë krimin dhe korrupsionin me drejtësinë e re që është ngritur në mënyrë që të kthehet në magnet për investimet e huaja. 2020-ën, shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë e cilësoi si vit madh për Shqipërinë, por porositë ishin të qarta për të luftuar korrupsionin.br br Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca u shpreh sot se Shqipëria meriton hapjen e negociatave. Përfaqësuesi i Brukselit në Tiranë tha se tashmë presin rezultatet nga drejtësia e re. Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi u shpreh se suksesi i shoqërisë varet nga drejtësia. Ai tha se miqtë ndërkombëtarë presin rezultate konkrete nga reforma në drejtësi. Megjithatë, tha Ibrahimi, sistemi i prokurorisë tek ne mbetet i nënfinacuar, nuk ka mjaftueshëm para për ta mbështetur.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2020-03-04

Duration: 03:06

Your Page Title