Ora News - Dekretin për betimin e gjyqtarëve e firmosi para popullit, Meta rendit arsyet e kthimit

Ora News - Dekretin për betimin e gjyqtarëve e firmosi para popullit, Meta rendit arsyet e kthimit

#rtvora #oranewsbr br Pak orë pasi e firmosi në bulevard para popullit, Presidenti Ilir Meta dha edhe arsyet e kthimit në Kuvend të ndryshimeve në ligjin për organizimin e gjykatës kushtetuese, ku mazhoranca i kufizoi afatin Presidentit për të organizuar ceremoninë e betimit të gjyqtarëve.br br Sipas Kreut të shtetit ky ligj i miratuar nga shumica i duhet kthyer Kuvendit për rishqyrtim e tij, pasi shkel në mënyrë të drejtpërdrejtë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, parimet themelore të shtetit dhe cenon në mënyre flagrante kompetencat e Presidentit të Republikës të sanksionuara qartë në Kushtetutë.br br Duke hedhur poshtë argumentimin e 3 deputetëve nismëtarë të këtij ligji tashmë të miratuar, Kreu i shtetit rendit 18 shkelje ligjore të Kuvendit dhe rreth 20 ligje të cilat bien në kundërshtim me Kushtetutën.br br "E gjithë kjo sjellje e mazhorancës e cila tashmë duket se zotëron pothuajse totalisht Kuvendin e Shqipërisë, përfshi edhe ata deputetë që vetëm formalisht i përkasin krahut që konsiderohet si opozitar, ka sjellë një krizë të rëndë dhe shumëplanëshe në vend.br br Mazhoranca, e pandalur në tentativat e saj për të uzurpuar çdo pushtet në Republikën e Shqipërisë, ka vijuar aktivitetin e saj për të arritur si ?trofe final? edhe kapjen e të gjitha emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që për këto shkelje të rënda të kryera me miratimin e ligjeve antikushtetuese, mazhoranca të ketë garancinë se do të qëndrojnë në fuqi në çdo gjykim përpara kësaj gjykate", argumenton Presidenti.br br Ndryshimin e bërë në mënyrën e betimit të gjyqtarëve të Kushtetuese, Kreu i Shtetit e lidh ngushtësisht dhe pandashmërisht me nevojën antikushtetuese të mazhorancës për shmangien e betimit para Presidentit të Republikësbr br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-03-04

Duration: 02:34

Your Page Title