“Zero shanse për azil”/ Riatdheson 49 shqiptarë nga Franca dhe Luksemburgu

“Zero shanse për azil”/ Riatdheson 49 shqiptarë nga Franca dhe Luksemburgu

49 shtetas janë riatdhesuar mes tyre familje me fëmijë, të cilëve u është refuzuar azili.br br br Nëpërmjet një fluturimi me charter nga Metz, Nancy, kanë mbërritur në Rinas 49 shtetas shqiptarë, mes tyre familje me fëmijë, nga të cilët 5 janë kthyer nga Luksemburgu dhe 44 nga Franca.br br Veç bashkëkoordinimit Francë ? Belgjikë dhe Francë ? Holandë, kësaj radhë kanë marrë pjesë Luksemburgu dhe eskorta e Policisë Kufitare shqiptare.br br Policia Kufitare në Rinas mori masa për sigurimin e tyre në ambientet e përcaktuara për këtë qëllim, deri në përfundim të procedurave nga specialistët e Policisë Kufitare.br br Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe njëherë për të gjithë ata shtetas që synojnë të udhëtojnë në hapësirën SCHENGEN, me qëllim kërkimin e azilit, të mos bëjnë përpjekje të kota, pasi shanset për të fituar azil janë zero.br br Ndërkohë, Policia Kufitare ka shtuar masat gjatë intervistimit, për arsyet e lëvizjes në hapësirën SCHENGEN, si dhe masat në kufirin e gjelbër.br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 1

Uploaded: 2020-03-04

Duration: 00:27