Ora News - Braktisen punonjësit, Tatimet: 13571 biznese s`kanë aplikuar për pagë lufte

Ora News - Braktisen punonjësit, Tatimet: 13571 biznese s`kanë aplikuar për pagë lufte

#tvora #rtvoranewsbr Shumë qytetarë që kanë humbur vendin e punës për shkak të pandemisë nga koronavirusi duket se janë braktisur jo vetëm nga punëdhënësi por edhe nga shteti. Drejtoria e Tatimeve tha se mbi 13 mijë biznese nuk kanë aplikuar për pagë lufte duke i lënë punonjësit pa trajtim financiar. Në këto kushte e vetmja zgjidhje që jep shteti është vendosja e gjobave për kompanitë që nuk kanë aplikuar.br br Një numër i madh punonjësish të cilët kanë humbur punën për shkak të situatës së pandemisë, duket se janë braktisur pasi punëdhënësit e tyre nuk kanë aplikuar për pagën e luftës.br br Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se 13 mijë e 571 biznese, përfitues të paketës së dytë ekonomike ende nuk kanë aplikuar për ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh.br br Për këtë arsye Tatimet u kanë bërë thirrje këtyre subjekteve të plotësojnë kërkesën për përfitimin e ndihmës, pasi në të kundërt, rrezikojnë penalizim me gjobë.br br ?Duke qenë së aplikimi për punonjësit përfitues duhet të kryhet nga subjektet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve iu bën thirrje të gjithë subjekteve, të cilët ende nuk kanë aplikuar, që të plotësojnë Kërkesën për përfitim të ndihmës financiare.?br br Për më shumë lexoni në: br br Follow TV Ora dhe RTV Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-05-11

Duration: 01:31

Your Page Title