Elezi: Mësimi online është i vështirë edhe në kushtet më të mira, testimet të pamundura

Elezi: Mësimi online është i vështirë edhe në kushtet më të mira, testimet të pamundura

#tvora #rtvoranewsbr Mësimi online i zhvilluar gjatë situatës së krijuar nga koronavirusi duket se është i shoqëruar me shumë vështirësi.br br Kjo edhe për vetë faktin se ajo u aplikua në një mënyrë të menjëhershme pa u dhënë mundësinë dhe kohën pedagogëve dhe studentëve të adaptohen.br br Drejtues i departamentit të matematikës dhe statistikës në universitetin amerikan në Uashington, Artur Elezi i ftuar në hapësirën e intervistës në RTV Ora shprehet se mësimi online është i vështirë dhe në kushtet më ideale.br br Elezi: Mësimi në distancë ka dhe disavantazhet e saj në kushtet më të mira. Në universitetin tonë kemi klasa të vogla me nga 28 vetë dhe e bazojmë aktivitetin mësimor mbi punën në grupe, aktivitete të ndryshme. Puna bazohet në energjinë që marrim nga bashkëpunimi me studentët tanë. Është shumë e vështirë që të krijohet kjo metodë mësimdhënie në mësimin në distancë. Kjo është vështirësia e parë. Vështirësia e dytë është se ka shumë lëndë dhe shumë degë që e kanë të pamundur që të zhvillohen online. Ky sistem u aplikua në konditat e një shoqërie në stres dhe u aplikua me një kthesë të menjëhershme. Kjo kthesë nuk na lejoi që të adaptonim programet në mënyrë të mirëfilltë me trajnime të stafit pedagogjik. Stresi i përgjithshëm i shoqërisë manifestohet me faktin që studentët në mënyrë të menjëhershme humbën lirinë. Kjo krijon një gjendje shumë të rëndë psikologjike. Kjo situatë i demotivon studentët për sa i përket mësimit online, kjo e fundit nuk është gjendja më e rëndësishme. Ne e ulëm ritmin e punës. U bëmë pak më shumë fleksibël në drejtimin e marrëdhënieve me studentët. Pamë dhe çdo situatë të sudentëve tanë dhe mundësitë e tyre për të ndjekur mësimin online. Të gjithë janë në shtëpi. Kanë hapësira apo jo apo kanë internet për të ndjekur takimet online.br br Për më shumë lexoni në: br br Follow TV Ora dhe RTV Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Emisione

Views: 7

Uploaded: 2020-05-11

Duration: 17:02

Your Page Title