Durrës/ U përdorën 6 kg tritol, ky është momenti i shembjes së pallatit të dëmtuar nga tërmeti

Durrës/ U përdorën 6 kg tritol, ky është momenti i shembjes së pallatit të dëmtuar nga tërmeti

DURRËS- Një pallat 5 katësh i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit është shembur ditën e sotme me shpërthim të kontrolluar nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.br br br IKMT ka publikuar edhe videot e momentin të shembjes së pallatit, të cilit tërmeti i kishte dëmtuar rëndë kolonat mbajtëse.br br Pallati ishte ndërtuar në zonën e Shkëmbit të Kavajës ndërsa shembja është bërë rreth orës 12:00 me shpërthim të kontrolluar.br br Operacioni është kryer pasi janë thyer me krahë rreth 40 metër kub mur tulle. Për shembjen e pallatit, i cili ka rezultuar i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, u përdorën 6 kilogramë lëndë eksplozive c4, vendosur në 200 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit. Shpërthimi është realizuar me sukses dhe pa asnjë dëmtim në objektet pranë tij.br br Pas tërmetit të 26 nëntorit, kjo godinë në zonën e plazhit u kthye në të pabanueshme, ashtu si dhe shumë objekte të tjera banimi, hoteliere dhe shërbimi përgjatë bregdetit të Durrësit dhe në qytet e rrethina.br br Aktualisht vijon puna dhe për shembjen e objekteve publike arsimore, të cilat u dëmtuan nga tërmeti, në zona të ndryshme të Durrësit. Janë rreth 1050 godina që do të shemben në territorin e bashkisë së Durrësit për t?i hapur vend procesit të rindërtimit dhe kthimit në normalitet të zonave ku godinat jashtë funksionit ngrihen si dëshmi të tërmetit dhe asaj që përjetuan banorët e rrethit bregdetar.br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 3

Uploaded: 2020-05-11

Duration: 00:28

Your Page Title