Rama inspekton investimet ne Kukes |Lajme-News

Rama inspekton investimet ne Kukes |Lajme-News

Masat anti-covid kanë vështirësuar punën dhe në Aeroportin e Kukësit, megjithatë kontraktuesit që po kryejnë punimet japin garanci se do të mbahet premtimi që ai të hapet në 2021.br br Ndërkohë, brenda verës do të rihapet gara për Aeroportin e Vlorës. Veç aeroportit, Rama ka inspektuar në Kukës dhe punimet në spitalin e këtij qyteti, një investim prej 3 milionë eurosh, që do përfundojë brenda vitit.br br Një tjetër investim i shumëpritur nga kuksianët, sipas kryebashkiakut Safet Gjicit, është dhe stadium i qytetit. Rama thotë që të 3 këto projekte do e çojnë numrin e punësimeve në Kukës në 12 mijë, nga të cilat 1500 vetëm nga aeroporti i ri.


User: RTV KLAN

Views: 3

Uploaded: 2020-05-11

Duration: 01:32