Protesta te sheshi "Skënderbej", policia procedon 7 persona, gjobiten Sazan Guri dhe Zaçe Islami

Protesta te sheshi "Skënderbej", policia procedon 7 persona, gjobiten Sazan Guri dhe Zaçe Islami

#tvora #rtvoranewsbr Policia e Tiranës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 7 protestues, mes tyre edhe tre organizatorët e tubimit të një dite më parë në sheshin "Skënderbej" kundër masave ndaluese të qeverisë për koronavirusin.br br "Procedimi ndaj tyre nisi pasi në datë 7 maj 2020, rreth orës 11:30, te sheshi ?Skënderbej? kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetetente, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, aq më tepër në situtatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet".br br Policia thotë se shtetasit Zaçe Islami, Sazan Guri dhe Klajdi Bello në rolin e organizatorëve të protestës, më herët kanë bërë thirrje në rrjete sociale për protesta e tubime.br br "Në vijim të veprimeve janë siguruar pamjet filmike dhe fotografike, si dhe është bërë këqyrja e rrjeteve sociale, pasi nga këta shtetas (organizatorët) bëhen thirrje për protesta dhe tubime.Nga ana e shërbimeve të Policisë janë vendosur masa administrativegjoba, pasi asnjëri prej tyre nuk ka patur autorizim për të dalë, bazuar në nenin 3 të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020".br br Për më shumë lexoni në: br br Follow TV Ora dhe RTV Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-05-11

Duration: 07:55