CoVid-19/ Vetëm 4 raste të reja, 163 raste aktive në vend

CoVid-19/ Vetëm 4 raste të reja, 163 raste aktive në vend

Vetëm 4 raste të reja janë konfirmuar në vend në 24 orët e funfit.br br br 4 rastet e reja janë përkatësisht: 2 në Krujë, 1 në Berat dhe një në Tiranë.br br Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:br br Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri.br Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive.br br Në 24 orët të fundit janë testuar 243 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19. Që nga fillimi epidemisë, sot shënohet dita me pozitivitetin më të ulët në vend, ndaj totalit të testimeve ditore, me vetëm 1.64 .br br Në 24 orët e fundit kanë rezultuar positive 4 qytetarë, përkatësisht 2 qytetarë në Krujë, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat. Të shëruar janë 28 qytetarë.br Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 876 qytetarë.br 682 qytetarë janë shëruar, ose rreth 78 e të gjithë të prekurve.br br Në të gjithë vendin aktualisht janë 163 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.br Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 24 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive.br br Me pak se 15 e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.br Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11332 testime, nga të cilat, 10802 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.br br Pavarësisht situatës së përmirësuar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thekson se është shumë e rëndësishme që qytetarët të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.br Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.br Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.br br COVID-19 ? Statistika (12 Maj 2020)br Testime totale 11332br Testime molekulare 10802br Testime serologjike 530br Raste pozitive 876br Raste të shëruara 682br Raste Aktive 163br Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)br br Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:br Tiranë 70br Krujë 51br Shkodër 16br Kamëz 12br Fier 5br Kurbin 3br Elbasan 2br Mirditë 1br Berat 1br Durrës 1br Korçë 1br br Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranish...


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-05-12

Duration: 02:08

Your Page Title