Wake Up/ Shkodra, zonë e kuqe: Në hyrje-daljet e qytetit policia dhe ushtria nuk lejojnë kalimin

Wake Up/ Shkodra, zonë e kuqe: Në hyrje-daljet e qytetit policia dhe ushtria nuk lejojnë kalimin

Katërmbëdhjetë bashki në vendin tonë nga dje konsiderohen si zona të gjelbra, duke dalë nga regjimi i KOVID-19 që prej më shumë se dy muaj ka pasur ndikimet e veta. Bashkitë në fjalë janë Lushnjë, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Vau i Dejës, Kavajë dhe Vorë, me të njëjtat rregulla.br Deri më tani në këto bashki bien në sy dy detaje. E para ka të bëjë me shtimin e numrit të lëvizjeve të qytetarëve dhe makinave, ndërsa e dyta është mos respektimi i masave të sigurisë. Siç duket qytetarët në këto bashki nuk e kanë kuptuar se dalja nga zona e kuqe nuk do të thotë mosrespektim i masave të sigurisë. Shkodra si bashki mbetet zonë e kuqe, ndërsa 4 bashkitë e tjera të Qarkut janë të gjelbra. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot dje për vetëm katër raste të reja me KOVID-19. Një nga rastet është në qytetin e Shkodrës; personi i infektuar është një infermier në Sanatoriumin e spitalit të Shkodrës. Gazetari i TCH, Klodian Zhivani raportoi se në hyrjet dhe daljet e qytetit të Shkodrës, janë vendosur patrulla policie dhe ushtrie për ta parandaluar kalimin e qytetarëve nga zonat e kuqe në zonat e gjelbra dhe anasjelltas. br br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 1

Uploaded: 2020-05-12

Duration: 10:41

Your Page Title