Top News - Covid-19/ Sardenja: Turistët të bëjnë testet serologjike!

Top News - Covid-19/ Sardenja: Turistët të bëjnë testet serologjike!

Sardegna, ashtu si Greqia, ka ndërmend t?i detyrojë të gjithë turistët që vijnë nga jashtë t?i nënshtrohen testeve serologjike. Ideja i është komunikuar edhe qeverisë në Romë dhe pritet të shihet nëse fjalët do të kthehen në vepra.br br br Në vende të tjera është diskutuar mundësia e një ?pasaporte imuniteti?, një dokument dixhital, i cili të njihet ndërkombëtarisht dhe që dëshmon se mbajtësi i është nënshtruar të paktën një testi serologjik qe tregon se organizimi i tij i ka antitrupat e koronavirusit, dhe ka arritur ta elimonojë atë.br br Kjo nënkupton se personi në atë moment, nuk është as i infektuar dhe as infektues. Llogaritet që fundi i pandemisë mbërrin atëherë kur të paktën 50 e popullatës, është imunizuar. Koronavirusi, që sot nëpër botë ka shkaktuar mbi 280.000 vdekje e më tepër se 4 milionë infektime, u përhap përmes udhëtarëve.br br Në janar, Tajlanda e Japonia, konfirmuan raste infektimesh tek udhëtarët, dhe nisën të kontrollonin cdo person që vinte nga Wuhani. Ato ishin dy vendet e para ku u regjistruan raste të sëmundjes jashtë Kinës.br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 6

Uploaded: 2020-05-12

Duration: 01:04