Rregullat e reja per maturantet qe kthehen ne shkolle

Rregullat e reja per maturantet qe kthehen ne shkolle

Nëpërmjet një video-mesazhi drejtuar maturantëve që do të rikthehen në bankat e shkollës më datë 18 Maj, Ministrja Besa Shahini ka përcjellë edhe disa prej rregullave kryesore që duhet të ndiqen gjatë qëndrimit në shkollë në mënyrë që të mbrohet shëndeti i secilit maturant dhe familjarëve, shokëve e mësuesve të tyre.br br Rregulli i parë, sipas Ministres Shahini, është vendosja e maskës para shkollës dhe rreshtimi në distancë 1.5-2 metra nga njëri-tjetri, distancë e cila duhet të mirëmbahet gjatë gjithë qëndrimit në shkollë.br br ?Edhe ulja në klasat tuaja është organizuar në një distancë të tillë mes njëri-tjetrit. Nëse keni nevojë të përdorni dezinfektues gjatë qëndrimit në shkollë, keni në bankat e shkollës nga një dezinfektues që mund të përdoret gjatë ditës?, shprehet ndër të tjera ajo.br br Shahini nënvizon gjithashtu se në hyrje të secilës shkollë dhe në korridoret e secilit kat janë të vendosura postera me ilustrime të thjeshta të rregullave kryesore që duhet të ndiqen nga maturantët gjatë qëndrimit në shkollë.br br Në fund të video-mesazhit, Ministrja Shahini thekson edhe rregullin kryesor për parandalimin e përhapjes së viruseve, i cili është larja e shpeshtë e duarve.br br Në lidhje me këtë, ajo shprehet se ?Para tualeteve të shkollës janë vendosur postera me hapat që duhet të ndiqen për një larje të thellë dhe të mirë të duarve?.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2020-05-12

Duration: 01:39