Kërcënoi me armë punonjësit e Policisë, ja momenti kur arrestohet në flagrancë 52-vjeçari

By : Top Channel Albania

Published On: 2020-05-13

0 Views

00:25

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë për një konflikt në familje në lagjen ?Tre Heronjtë?, Shkodër, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.


Në momentin që punonjësit e Policisë janë afruar te banesa, i zoti i banesës i cili ishte duke u konfliktuar me bashkëshorten, ka marrë një armë gjahu dhe ka kanosur punonjësit e Policisë për të mos u afruar në banesë, pasi do qëllonte në drejtim të tyre.

Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të forcave policore u bë neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., 52 vjeç, banues në lagjen ?Tre Heronjtë?, Shkodër.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë gjahu model ?Browning? dhe 170 fishekë me kalibër 12mm, të cilat i mbante me leje.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik? dhe ?Kanosja për shkak të detyrës?.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Arrested#TopChannel

Trending Videos - 16 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 16, 2024