Ora News - Meta: Kufizimet dhe presionet, shkak që të kemi më pak gazeta se një vit më parë

Ora News - Meta: Kufizimet dhe presionet, shkak që të kemi më pak gazeta se një vit më parë

#tvora #rtvoranewsbr Në ditën botërore të medias organizatat ndërkombëtare në Shqipëri bëjnë thirrje për vetërregullim të këtij sektori, si një alternativë më e mirë se çdo paketë e qeverisë. Ndërsa Kreu i Shtetit ngre alarmin se për shkak të presioneve në vend po ulet numri i gazetave, ndërsa opozita akuzon qeverinë se ka kufizuar informacionin për gazetarët. br br Dita Botërore e Lirisë së Shtypit e gjen sot lirinë e medias në Shqipëri të përkeqësuar në krahasim me një vit më pare. Edhe pse qeveria kërkon që me paketën antishpifje të rregullojë median online, zyra e OSBE-së në Tiranë nënvizon faktin se vetërregullimi i medias është një alternativë më e mirë krahasuar me rregullimin nga ana e qeverisë.br br Me anë të një shkrimi në facebook, edhe Presidentit i Republikës Ilir Meta shpreh shqetësimin se paketa antishpifje, tërmeti dhe pandemia covid-19 e kanë goditur pushtetin e katërt.br br "Ndarja preferenciale e reklamave publike, financimet jotransparente të bizneseve private, kufizimet dhe presionet e drejtpërdrejta apo të tërthorta, janë bërë shkak që të kemi më pak gazeta se një vit më parë. Për Shqipërinë, aspirantë për anëtare në Bashkimin Europian, regresi në raport me lirinë dhe pavarësinë e medias është i papranueshëm".br br Edhe kreu kreu i PD, Lulzim Basha nënvizon faktin se në këtë periudhë liria e medias është përkeqësuar për shkak të kufizimit të informacionit për gazetarët.br br "Arrestimi i gazetarëve dhe aktivistëve dhe mbyllja e mediave kritike ndaj qeverisë, janë vetëm disa nga problemet që kanë përkeqësuar e lirinë e medias në Shqipëri, ku propaganda e qeverisë kërcënon çdo ditë lirinë e shprehjes dhe të vërtetën".br br Edhe selitë diplomatike të SHBA-së dhe BE-së kanë përshëndetur punën e gazetarëve shqiptarë në këtë periudhë të vështirë për shkak të pandemisë.br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tv br br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-05-13

Duration: 01:19

Your Page Title