Nga e hena Europa nis hapjen | Lajme-News

Nga e hena Europa nis hapjen | Lajme-News

Nga e hëna, shumë vende të Bashkimit Europian hedhin hapa të mëdha drejt lehtësimit të masave bllokuese për frenimin e përhapjes së COVID-19. Spanja do të rihapë transportin publik, por mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme.br br Autoritetet do të mbikëqyrin në mënyrë rigoroze të gjithë ata që nuk zbatojnë rregullat, për të cilët do të ketë edhe penalitete. Qeveria ka përgatitur shpërndarjen e rreth 6 milionë maskave, të cilat do t?u jepen pasagjerëve në stacionet e autobusëve.br br Prej të shtunës është lejuar edhe lëvizja e të gjithë personave në moshë madhore, të cilët mund të dalin për të shëtitur ose për aktivitete fizike, por me orar të kufizuar nga 06:00?10:00 të mëngjesit dhe nga ora 20:00-23:00 të mbrëmjes.br br Me maska, pasagjerët mund të udhëtojnë nga Londra në Paris e anasjelltas me trenin e shpejtësisë së lartë.br br Në Austri do të hapen dyqanet e të gjitha kategorive dhe qendrat tregtare, po ashtu edhe berberët dhe sallonet e bukurisë, por nën masa rigoroze higjene.br br Gjermania do të hapë kishat, muzeumet e këndet e lojërave, ndërsa në Hungari do të lejohet edhe transporti për çështje biznesi nga disa vende.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-05-13

Duration: 01:12

Your Page Title