Pamjet e renda te aksidentit, polici "fluturon" ne ajer nga perplasja

Pamjet e renda te aksidentit, polici "fluturon" ne ajer nga perplasja

Këto janë pamjet e rënda të përplasjes së punonjësit të Policisë Rrugore këtë të hënë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:00 në autostradën Durrës-Tiranë.br br Siç duket nga pamjet e siguruara nga gazetarja Aida Topalli, përplasja ka qenë shumë e rëndë për efektivin e Policisë Rrugore, i cili ka ?fluturuar? disa metra në ajër për shkak të goditjes.br br Efektivi me iniciale R.Q. në momentin e aksidentit kishte ndaluar një mjet BMW X5, ndaj të cilit po kryente verifikimet dhe veprimet policore për shkak se e kishte konstatuar duke qarkulluar pa vendosur targat në vendin e caktuar.br br Ai është përplasur nga një mjet që drejtohej nga një 20-vjeçar. I riu humbi kontrollin e mjetit dhe për pasojë goditi mjetin e parkuar dhe policin.br br Efektivi i policisë u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë në komisariat janë dërguar të dy shoferët e makinave që u përfshinë në aksident.tvklan.albr br *Qytetarët duhet të bëjnë kujdes në drejtimin e mjetit në mënyrë që të mos bëhen shkak i aksidenteve të tilla.


User: RTV KLAN

Views: 16

Uploaded: 2020-05-13

Duration: 00:52

Your Page Title