Supë me juverdhaqe nga zonja Vjollca

Supë me juverdhaqe nga zonja Vjollca

Supë me juverdhaqe br Përbërësit: br (Për brumin e qofteve) br 400 gr mish i grirë br 12 qepë në rende br 1 thelpi hudhër br Kripë dhe piper i zi br Majdanoz br 1 12 lugë gjelle bukë e thekur e grirë br 1 vezë br 1 lugë çaji miell br 1 lugë gjelle vaj ulliri br br br Për supën br 1.5 litër lëng mishi br 2 patate mesatare br 2 karrota të vogla br 4 lugë gjelle oriz br 2 të verdha veze br 12 lëng limonibr Përgatitja: br Fillimisht në një tas vendosim mishin e grirë me qepën të grirë në rende, hudhrën po ashtu të grirë imët, kripë dhe piper të zi, majdanoz, vezë, bukën e thekur të grirë, miellin, e punojmë brumin mirë duke shtuar dhe një lugë gjelle vaj ulliri. E lëmë brumin të pushojë. Në një tenxhere me 1.5 litër lëng mishi shtojmë patatet dhe karrotat të prera në kubikë të vegjël, e lëmë të marrë valë, shtojmë orizin dhe e lëmë të ziejë për 15 minuta. br Gjatë kohës që perimet dhe orizi ziejnë formojmë qofte të vogla sa një arrë, I kalojmë në një tigan me pak vaj, jo të skuqen, por sapo mishi të ndryshojë pak ngjyrë I shtojmë në tenxheren me perime dhe e lëmë të marrin valë së bashku me perimet për 5 minuta. Në një tas rrahim dy të verdha veze, lëngun e limonit, shtojmë pak ujë të ftohtë në të dhe e presim supën me vezë dhe limon. E fikim zjarrin dhe në fund shtojmë edhe majdanozin. Nëse nuk do ta gatuani me lëng mishi, atëherë mund të shtoni pak gjalp të tretur.


User: RrezeDielliOfficial

Views: 34

Uploaded: 2020-05-13

Duration: 21:20

Your Page Title