Wake Up/ Pse është e rëndësishme të faktohet që KOVID-19 ka hyrë në Shqipëri që në janar

Wake Up/ Pse është e rëndësishme të faktohet që KOVID-19 ka hyrë në Shqipëri që në janar

Janë tre elementë me interes për të ditur kohën kur realisht virusi ka qenë prezent përpara rasteve zyrtare të konfirmuara sipas mjekut shqiptar Erion Dasho, Drejtor i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt. Interesi i parë është ai shkencor: "Si çdo epidemi kjo që ndodhi duhet analizuar dhe nga ana shkencore, për të kuptuar se kur u shfaq për herë të parë ky infeksion, kur kaloi te njerëzit, kur doli jashtë territorit të Kinës për të prekur dhe shtete të tjera. Ky është interesi shkencor , dokumentimi i historikut të këtij virusi."br Interesi i dytë është ai praktik: "Nëse infeksioni ka filluar që në janar, kuptohet që numri i personave që janë infektuar dhe e kanë kaluar atë qoftë me simptoma qoftë pa simptoma është më i madh dhe dija e kësaj është e vetmja mënyrë për të ndihmuar popullatën. Nëse virusi ka hyrë më herët tregon që kemi një numër më të madh njerëzish të imunizuar dhe imuniteti i grupit është më i fortë."br Dhe interesi i tretë është pikëpyetja nëse masat shtrënguese ishin të nevojshme: "Në qoftë se virusi ka filluar që në janar dhe sistemi ynë shëndetësor e ka përballuar si një grip pak më atipik, ose virozë atipike, vihen në pikëpyetje mbi domosdoshmërinë e masave kufizuese." br Natyrisht sipas Dashos, ne jemi në stadin e hipotezave që duhen testuar. "Imazhet radiologjike nuk janë të mjaftueshme për të vendosur me saktësi diagnozën me KOVID-19, pavarësisht sesa të qarta duken, por ajo që e vendos vulën janë testet serologjike. Madje dhe këto teste deri në një farë përqindje e vendosin vulën."- tha ai. br br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-05-13

Duration: 23:54

Your Page Title