Ora News - Për 5 Maj, Sonja kujton babain polic që ra në krye të detyrës

Ora News - Për 5 Maj, Sonja kujton babain polic që ra në krye të detyrës

#tvora #rtvoranewsbr Nderimeve për 5 Majin ju bashkua edhe Sonja, e bija e Dëshmorit të Atdheut Roland Likaj.br br Ajo ishte vetëm 1 vjeç kur babai polic ju vra në krye të detyrës. E teksa kanë kaluar 10 vjet nga ajo kohë, bashkë me Sonjën janë rritur edhe kujtimet dhe nderimet për të atin.br br Kështu përkujtuan prindërit e tyre edhe qindra fëmijë të oficerëve të Policisë të rënë në detyrë.br br Ministri Lleshaj ka ndarë videon e Sonjës teksa reciton një vjershë për të atin.br br "Atyre dhe familjeve të tyre ju uroj përzemërsisht 5 Majin. I përjetshëm kujtimi i oficerëve të Policisë së Shtetit të rënë në detyrë" shkruan Lleshaj.br br Oficeri i Policisë së Vlorës, Roland Likaj u vra më 18 tetor të vitit 2010. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm Jetnor Nakolecin, i akuzuari kryesor për vrasjen e tij dhe me nga 1 vit e gjysmë heqje lirie për Saleo Stojanin, i njohur në dosjet e policisë si superhajdut dhe Elidon Zeqon për akuzën e ?moskallëzimit të krimit?.br br Në momentin e vrasjes Roland Likaj, i cili duke patrulluar në orët e para të mëngjesit. Vrasja e nënkomisar Roland Likës, babai i dy fëmijëve është pranuar dhe nga i pandehuri, i cili në gjykatë ka deklaruar se qëlloi vetëm një herë mbi oficerin e policisë nga frika e zbulimit të një vjedhjeje që kishte kryer pak momente para ngjarjes.br br Për më shumë lexoni në: br br Ndiqni emisionin e plotë këtu: br Follow TV Ora dhe RTV Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2020-05-13

Duration: 00:23

Your Page Title