Covid-19, samiti i Zagrebit do te zhvillohet online |Lajme-News

Covid-19, samiti i Zagrebit do te zhvillohet online |Lajme-News

Pandemia e koronavirusit e ka bërë të pamundur zhvillimin në Zagreb të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, por në datën e caktuar, të mërkurën e 6 Majit, kjo mbledhje do të mundësohet përmes një video konference. Covid-19 do të bëhet shkak jo vetëm për ndryshimin e vendndodhjes, por dhe prioritetet e këtij samiti, i cilësuar si shumë i rëndësishëm për të ardhmen europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.br br Pikërisht zgjerimi nuk do të jetë në axhendën e diskutimit të konferencës online që do të drejtohet nga kreu i Këshillit Europian dhe presidentja e Komisionit, von der Leyen.br br Vëmendjen kryesore do ta marri pikërisht kriza e shkaktuar nga pandemia dhe përballimi i saj.br br Pjesë e këtij formati online do të jenë dhe përfaqësuesit e Bankës Evropiane të Investimeve, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Botërore dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.br br Në axhendë thuhet se Samiti do të diskutojë mbështetjen dhe bashkëpunimin midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në luftën kundër koronavirusit dhe pasojave të tij socio-ekonomike.br br BE menjëherë pas shpalljes se pandemisë hartoi një paketë financiare prej 3,3 miliardë ?, si mbështetje për partnerët e saj, por dhe vende e Ballkanit Perëndimor, si dhe një paketë prej 750 milion ? të Ndihmës Makro-Financiare dhe 1.7 miliardë ? paketë ndihme nga Banka Evropiane e Investimeve.br br Por në samit do të diskutohet dhe mundësia e një tjetër bashkëpunimi për fazën e rikuperimit, përmes një përkrahje afatgjatë të BE-së, në formën e një plani investimesh për Ballkanin Perëndimor.br br Në samit do të inkurajohet dhe ecuria e reformave, pasi dalja nga kriza e pandemisë kërkon sipas BE reforma ekonomike, por dhe përqendrim më të fortë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve demokratike dhe administratës publike.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2020-05-13

Duration: 01:37

Your Page Title