Top News - Efekti i koronës: SHBA, alarm nga rënia e çmimeve!

Top News - Efekti i koronës: SHBA, alarm nga rënia e çmimeve!

Çmimet po bien me një nivel shqetësues në Amerikë ku izolimi i koronavirusit vazhdon dhe njerëzit shpenzojnë më pak.br br br Çmimet në shportën e konsumatorit kanë rënë për të dytin muaj rresht në prill, njoftoi Byroja e Statistikave të Punës. Për këtë periudhë, ato mësohet të jenë tkurrur me 0.8, ulja më e madhe sezonale që nga dhjetori 2008.br br CNN e quan këtë një rënie alarmante, të tërhequr kryesisht nga rrudhja e cmimit të karburantit dhe energjisë. Por, edhe duke përjashtuar ushqimin dhe energjinë e paqëndrueshme, çmimet përsëri ranë me 0.4.br br Kjo është rënia më e madhe mujore në të ashtuquajturin indeksi kryesor i çmimeve të konsumatorit që nga koha kur BLS filloi gjurmimin e të dhënave në 1957. Rënia e çmimeve mund të duket si një gjë e mirë, por ekonomistët thonë se deflacioni ? e kundërta e inflacionit ? do të ishte një lajm shumë i keq.br br Shqetësimi është se rënia e cmimeve mund të shkurajojë prodhimin e më shumë njerëz të humbin vendet e punës. Në vend kanë pësuar rënie edhe cmimet e rrobave, makinave dhe ato të udhëtimeve me avion. Duket se janë reduktuar po kështu edhe shpenzimet për pushime, pasi me situatën e krijuar, amerikanët po tregohen më të kujdesshëm me paratë.br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 2

Uploaded: 2020-05-13

Duration: 01:09

Your Page Title