Gjendet trupi i gruas kosovare ne kufi (13 Maj 1999)

Gjendet trupi i gruas kosovare ne kufi (13 Maj 1999)

Arkiva - Tv Klan 1999br br Trupi i gruas kosovare me një moshë mesatare është gjetur sot në orët e para në zonën e Padeshit, rreth 1 kilometër nga kufiri i Shqipërisë me Kosovën. Zëdhënësi i OSBE-së Andrea Anxheli tha se viktima kishte plagë të shkaktuara zjarri prej një rreze të afërt. Dy ditë më parë ushtarët serbë hynë në zonë për të sulmuar nga prapa UÇK-në.br br Nga Ministria e Mbrojtjes u mësua se ushtria jonë hapi zjarr duke i detyruar serbët të rikthehen në territorin jugosllav. Pas rikthimit të tyre autoritetet shqiptare gjetën trupat e dy fshatarëve shqiptarë të ekzekutuar prej forcave serbe. Edhe pse pasojat e kësaj përplasje ushtarake ishin të rënda nga autoritetet tona zyrtare nuk ka patur reagim politik përveç atij ushtarak.


User: RTV KLAN

Views: 3

Uploaded: 2020-05-14

Duration: 01:09

Your Page Title