Rimekembje ekonomike e gjelber | Lajme - News

Rimekembje ekonomike e gjelber | Lajme - News

Gjermania po planifikon një rimëkëmbje ekonomike pas pandemisë, të orientuar tek objektivat për reduktimin drastik të ndotjes së mjedisit.br br Plani i ri i Kancelares Angela Merkel është financimi i projekteve që krijojnë vende të reja pune, që ndihmojnë në reduktimin e çlirimit të dioksidit të karbonit në atmosferë, të tilla si nxitja e prodhimit të automjeteve elektrike.br br Mediat gjermane shkruajnë se Kancelarja Merkel ka kërkuar ofrimin e kapitalit me interesa të ulëta dhe granteve për investimet e gjelbërta, në mbështetje të propozimeve të Bashkimit Europian për shtimin e përpjekjeve për të frenuar ndryshimet klimatike.br br Objektivi kryesor në këtë aspekt është që çlirimi i gazrave që shkaktojnë efektin serë, të reduktohet nga deri në 55 deri në vitin 2030, nga 40 që është aktualisht.br br Në 3 muajt e parë të këtij viti, Gjermania arriti të prodhojë gjysmën e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë nga burime të rinovueshme. Plani është që deri në fund të vitit, 18 e energjisë të prodhohet nga të njëjtat burime.br br Synohet që çlirimi i dioksidit të karbonit në gjithë globin të reduktohet me 8 nga nivelet e regjistruara në 2010-ën, por recesioni ekonomik i shkaktuar nga pandemia rrezikon të pengojë projektet për arritjen e këtij synimi.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-05-14

Duration: 01:13