Top News - “Koronavirusi doli nga një laborator kinez i virologjisë”- Trump thotë se ka parë prova…

Top News - “Koronavirusi doli nga një laborator kinez i virologjisë”- Trump thotë se ka parë prova…

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai ka parë prova që i japin atij një ?shkallë të lartë besimi? se koronavirusi doli nga një laborator kinez i virologjisë.br br br Duke folur në Shtëpinë e Bardhë më 30 prill, Trump tha se ai i kishte parë provat, por nuk pranoi të jepte detaje, duke shtuar se nuk i lejohet të flasë për këtë.br br Komentet ka të ngjarë të rrisin përplasjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.br br Javët e fundit të dyja vendet kanë shkëmbyer akuza dhe mohime për origjinën e koronavirusit.br br Trump pretendoi sërish se koronavirusi mbase është përhapur për shkak të një gabimi në laborator, duke shtuar se Kina nuk ka mundur ta ndalë përhapjen e tij, ose thjeshtë e kanë lënë atë të përhapej.br br Deklaratat e Trumpit vijnë pasi agjencitë e inteligjencës amerikane thanë se ende po hulumtonin nëse pandemia mund të ketë rezultuar nga një aksident në një laborator kinez.br br Megjithatë këto agjenci e kanë përjashtuar mundësinë që virusi ?të jetë krijuar nga njeriu ose të jetë modifikuar gjenetikisht?.br br Laboratori në Vuhan të Kinës, të cilit iu referua Trumpi, ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit amerikan.br br Në fillim të kësaj jave, Kina akuzoi politikanët amerikanë për ?gënjeshtra?.br br Derisa zyrtarët kinezë kanë pranuar se ende nuk ka një përgjigje përfundimtare se nga e kishte origjinën sëmundja, shumica e ekspertëve besojnë se koronavirusi e ka origjinën në një treg të kafshëve të egra në Vuhan.br br Zyrtarë të tjerë të qeverisë amerikane, përfshirë Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, kanë shprehur vazhdimisht zhgënjime me Kinën. Pompeo javën e kaluar kërkoi që qeveria të shpjegonte se çfarë ndodhi.br br Ai tha në një intervistë më 29 prill se Partia Komuniste Kineze ?nuk ka qenë e hapur?.br br Pompeo në intervistën për Fox News vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara e dinë se mjekët që raportuan për shpërthimin nuk ishin në gjendje të flisnin lirshëm dhe qeveria kineze dëboi gazetarët amerikanë.br br ?Ne e dimë që ata janë përpjekur ta mbulojnë këtë?, tha ai.br br Ai shtoi se është e rëndësishme të kuptojmë saktësisht se nga erdhi virusi ?në mënyrë që të parandalojmë që diçka të tillë të ndodhë përsëri?.br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-05-14

Duration: 01:19

Your Page Title