Sherbimet bankare, me te lira | Lajme – News

Sherbimet bankare, me te lira | Lajme – News

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin për Shërbimet e Pagesave, duke i hapur rrugë kështu plotësimit të një kuadri ligjor që mungonte prej vitesh në vendin tonë, i cili vendos rregullat për licencimin dhe operimin e institucioneve financiare dytësore të cilat ofrojnë shërbime të transaksioneve bankare me kosto të lirë.br br Nismën e përshendeti edhe Banka e Shqipërisë, e cila ka punuar prej vitesh për hartimin e ligjit, ndërsa e ka propozuar nismën prej dy vjetësh.br br ?Rregullat e reja të përcjella nga ligji kanë për objektiv promovimin dhe zgjerimin e përfshirjes financiare të popullatës, reduktimin e kostove të këtyre shërbimeve dhe rrjedhimisht dhe nxitjen e përdorimit të instrumenteve elektronike të pagesave?.br br Ofrimi i shërbimit të shitjeve dhe blerjeve online, doli si domosdoshmëri gjatë periudhës së pandemisë Covid-19, por po ashtu nxit përfshrijen në shërbimet financiare të administratës duke reduktuar informalitetin. Kjo nismë ul dhe koston e transaksioneve të parave që dërgojnë nga jashtë emigrantët.br br ?Ky ligj përmbush edhe një sërë objektivash të parashikuara në planveprimin e Strategjisë Kombëtare për Tregun e Pagesave me Vlerë të Vogël si dhe angazhimet e Bankës së Shqipërisë në Strategjinë Kombëtare Për Diasporën?.br br Nisma përmbush angazhimin e Shqipërisë me direktivën e dytë të Bashkimit Europian dhe e integron atë në tregun e përbashkët të pagesave në Euro.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-05-14

Duration: 01:26