Ekskluzive/ Zbulohet letra sekrete e Simonit, si u nënvlerësua alarmi për terroristët individualë

Ekskluzive/ Zbulohet letra sekrete e Simonit, si u nënvlerësua alarmi për terroristët individualë

Kompetencat e SPAK dhe të gjykatave të posaçme parashikohen në nenin 135 të Kushtetutës se ndryshuar në korrik të 2016 si dhe në nenin 75a të Kodit të Procedurës Penale. Më parë, neni 75a i Kodit të Procedurës parashikonte 40 vepra të rënda penale në kompetencë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Gjykatës për Krimet e Rënda. Këto dy institucione janë zëvendësuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe Gjykatat Speciale. Por, në vitin 2017, Kuvendi ndryshoi nenin 75a të Kodit të Procedurës Penale, duke reduktuar veprat penale në kompetencë të SPAK. U hoqën 31 vepra penale të rënda penale, duke kaluar në kompetencë të prokurorive dhe gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm. br br Ky gjymtim i kompetencave ka shqetësua në atë kohë Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me në krye Sandër Simonin. Në një letër të publikuar nga Report Tv, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka shprehur shqetësimin në atë kohë për pasojat e reduktimit të kompetencave e SPAK, sidomos për heqjen e veprave penale të trafiqeve dhe në fushën e terrorizmit. Letra i është drejtuar në atë kohë Komisionit për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, me në krye Fatmir Xhafajn.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2020-05-14

Duration: 01:37