Rama inspekton projektet infrastrukturore | Lajme-News

Rama inspekton projektet infrastrukturore | Lajme-News

Ndonëse Tetori është afati i përfundimit të punimeve të Lungomares 2 në Vlorë, Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që kjo fazë e projektit të jetë gati për festën e fëmijëve.br br Pjesë e këtij projekti është ndërtimi i një plazhi të ri natyral përgjatë buzës së detit, si dhe një plazh urban me rërë mbi shëtitore.br br Sakaq janë parashikuar edhe ndërtimi i dy pishinave publike, një olimpike dhe një për fëmijë. Por gjatë inspektimit Rama nuk i kurseu sugjerimet për kryebashkiakun e Vlorës.br br Kryeministri tha se pika karburanti në Lungomare nuk u hoq për shkak të ndalimit të shpronësimit me vendim të Gjykatës së Lartë.br br Kryeministri inspektoi edhe punimet e By Pass-it të Vlorës, që pritet të sjelle një ulje të trafikut brenda Lungomares.br br Me tej Rama pa nga afër ecurinë e punimeve në Bulevardin ?Ismail Qemali?, ku rikonstruksioni i fasadave po shkon drejt fundit. Ai njoftoi se së shpejti hapet gara për Parkun e Shtëpisë së Flamurit, që do të lidhë këtë bulevard me Lungomaren.br br Më herët, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Fierit, Kryeministri Rama inspektoi edhe punimet e Unazës së Vjetër të qytetit.br br Projekti që pritet të përfundojë brenda muajit Shtator përfshin rehabilitimin e shëtitores përgjatë lumit Gjanica, si dhe rrugën Jakov Mile. Krahas ndërhyrjeve mbitokësore e nëntokësore, edhe ato në fasadat e pallateve janë pjesë e projektit.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-05-14

Duration: 02:24

Your Page Title