Intervista/Salianji: Meta 70% me qeverinë, shumë shpejt zgjedhje,të vjetrit ikën se s'ka ofiqe në PD

Intervista/Salianji: Meta 70% me qeverinë, shumë shpejt zgjedhje,të vjetrit ikën se s'ka ofiqe në PD

TIRANE-Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji në një intervistë me gazetarin Besard Jacaj në edicionin qendror të lajmeve në Report Tv u shpreh se pavarësisht asaj që flitet në media në raportet mes kreut të shtetit dhe Presidentit, Ilir Meta, sipas tij në mbi 70 të vendimeve të tij ka qenë pranë qeverisë.br br Sjelljen e Presidentit në kohën e pandemisë në raport me qeverinë ai e cilësoi si një lëshim nga Ilir Meta për të mos hapur një debat tjetër. I pyetur mbi kritikat e aleatëve pse opozita nuk kanë qenë më agresive ndaj qeverisë, Salianji tha se shumë shpejt do të kemi zgjedhje dhe se po vjen koha e llogaridhënies për Edi Ramën.br br Thirrjes së aleatit nga Partia Republikane sot nga Report Tv për rikthimin e  'xhaketave të vjetra', ai i përgjigjet duke thënë se janë ata që u larguan se nuk ka ofiqe si në qeveri dhe se nuk i largoi e djathta. br br Deklaratën e kryeministrit Edi Rama në datë 3 prill se qeveria po studion mundësinë e lejimit të prodhimit të kanabisit për arsye mjekësore, Salianji e shikon si sinjal të tij për trafikantët që të nisin kultivimin.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2020-05-14

Duration: 18:41

Your Page Title