Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Thacit | Lajme-News

Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Thacit | Lajme-News

Nesër nuk do të ketë seancë në Kuvendin e Kosovës për votimin e qeverisë Hoti. Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje, që të pezullojë dekretin e presidentit Thaçi deri më datë 2 Maj. Deri më 8 Maj, Gjykata Kushtetuese pret komentet për këtë ankesë të LVV-së. Presidenti Hashim Thaçi u ka bërë thirrje partive politike të respektojnë vendimin.br Lidhja Demokratike e Kosovës që synon formimin e qeverisë së re ka reaguar duke thënë se do ta respektojë vendimin në tërësi, ndërsa mbetet e vendosur që, në përputhshmëri të plotë me normën kushtetuese, të krijojë qeverinë e re.br Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se Gjykata Kushtetuese ka vendosur në përputhje me interesin e publikut, teksa pezulloi dekretin e presidentit Thaçi.br Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të cilin e konsideron se është në interesin publik dhe i shërben administrimit të drejtësisë.br Megjithatë sipas tij ky pezullim nuk e prejudikon vendimin përfundimtar të Gjykatës dhe për këtë thotë se nuk duhet të entuziazmohen.br Përpjekjet për formimin e qeverisë së re po bëhen pas shkarkimit të qeverisë Kurti nga 84 deputetë të Kuvendit.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-05-14

Duration: 01:31