"Kam femijen e vogel lart...", policia shoqeron me force qytetarin qe theu karantinën

"Kam femijen e vogel lart...", policia shoqeron me force qytetarin qe theu karantinën

Ky është momenti kur efektivët e policisë në Tiranë shoqërojnë një qytetar i cili u kap në thyerje të karantinës. Në pamjet e siguruara nga tvklan.al, mund të shihet sesi qytetari tenton t?i ikë efektivëve të cilët e kapin atë me forcë. Ai tenton që të rezistojë edhe duke u kapur pas një peme që ndodhet aty në rrugë, ndërsa bërtet se ka fëmijë të vogël.br br ?Po prit se jam me fëmijë mo burrë. Kam fëmijën e vogël lart...?, mund të dëgjohet qytetari.br br Pavarësisht tentativave për t?i shpëtuar, efektivët arrijnë ta fusin qytetarin në automjet, duke e shoqëruar më pas në ambientet e policisë. Incidenti në fjalë mësohet se ndodhi në rrugën ?Sami Frashëri?. Sipas të dhënave, policia e shoqëroi qytetarin pasi nuk po i bindej urdhrit dhe kishte thyer karantinën duke dalë në ambient publik.br br Tirana mbetet ende zonë e kuqe për shkak të pandemisë dhe pas orës 17:30 lëvizja e qytetarëve është e ndaluar.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-05-15

Duration: 00:50

Your Page Title