Wake Up/ Edmond Budina: I zhgënjyer shumë nga një pjesë e kolegëve. U blenë me 2 lek

Wake Up/ Edmond Budina: I zhgënjyer shumë nga një pjesë e kolegëve. U blenë me 2 lek

Në kulmin e debatit për Teatrin Kombëtar e kur tashmë duket se fati i godinës është vendosur nga Këshilli i Bashkisë së Tiranës përfaqësuesit e Aleancës për Teatrin janë të bindur për të qëndruar deri në fund në mbrojtje të kauzës së tyre. Regjisori Edmond Budina bëri thirrje që t'i bashkohen kësaj kauzës duke e konsideruar një çështje me rëndësi kombëtare. Çështja e Teatrit Kombëtar është ndoshta një nga debatet më të qëndrueshme në këtë vend, po aq sa qëndresa e Aleancës për Teatrin. Shumë qytetarë, organizata e institucione i janë bashkuar kauzës por po ashtu ka pasur edhe të larguar. Regjisori Edmond Budina shprehet entuziast për përkrahjen e madhe që ka pasur kjo çështje, sidomos nga qytetarët e thjeshte dhe ndjehet po aq i zhgënjyer nga një pjesë e kolegëve artistë. br "Nga një pjesë e kolegëve jam zhgënjyer shumë. Nuk është fakti pse nuk u bashkuan me ne por të marrin nëpër gojë të fyejnë. Nesër apo pasnesër atyre do t'u mbetet turpi. Do thonë për ta: "Ah ata që u shitën dhe u blenë me dy lek". Ne nuk kemi bërë deklarata që do shtrihemi do theremi...ne jemi këtu për ta mbrojtur teatrin dhe po e bëjmë realisht dhe nuk kemi marrë asnjë përfitim qoftë nga kjo qeveri dhe as nga të mëparshmet."- tha regjisori Budina. br br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-05-15

Duration: 04:20

Your Page Title