Ora News - Shkatërrohet grupi kriminal që pajisi me leje qëndrimi atentatorin e Berlinit

Ora News - Shkatërrohet grupi kriminal që pajisi me leje qëndrimi atentatorin e Berlinit

#tvora #rtvoranewsbr Antimafia e Antiterrorismi italian me urdhër të Prokurorisë së Napolit kanë shkatërruar mëngjesin e sotëm një grup kriminal i përbërë nga shtetas italianë e të huaj me aktivitet në falsifikim dokumentesh e favorizim të emigracionit klandestinë për qëllime terroriste.br br Operacioni i koduar "Mozaiku 2" ka çuar në 8 urdhër arrestimi, e janë përfshirë 19 persona nën hetim 12 shtetas italianë e 7 të huaj me banim në territorin e provincës së Caserta, Napoli e Benevento.br br Hetimet kanë nisur në nëntor të 2019 pas mbylljes së hetimeve të operacionit "Mozaiku 1" i cili zbardhi lidhjet në Itali të tunizianit Anis Amri, autori i atentatit terrorist në Berlin më nëntor të vitit 2016, e ku mbetën viktimë 12 persona e u plagosën 56 të tjerë. br br Mes 19 të hetuarve është dhe shtetasi Algjerian me inicialet C.M.S i konsideruar personi që pajisi me dokumente të falsifikuara e ndihmoj Anis Amri për të udhëtuar drejt Gjermanisë.br br Algjerini C.M.S është përfshirë në hetimet dhe të një operacioni tjetër më 2017, akuzuar nga Prokuroria e Romës për riciklimin e mijëra pasaportave italiane të grabitura nga zyrat e shtetit.br br Për më shumë lexoni në: br br Ndiqni emisionin e plotë këtu: br Follow TV Ora dhe RTV Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2020-05-15

Duration: 01:59

Your Page Title