Report TV -Vatra e nxehtë e fasonerisë 'Endi shpk' në Durrës! Si u përhap infeksioni nga Kruja

Report TV -Vatra e nxehtë e fasonerisë 'Endi shpk' në Durrës! Si u përhap infeksioni nga Kruja

Report Tv mëson se 8 rastet e reja në Krujë që janë regjistruar sot lidhen me kompaninë e fasonerisë 'Endi shpk'. Në këtë fasoneri dje ishin 7 të infektuar, ndërsa sot 8 nga 36 tamponë që u bënë. 276 punonjësit e kësaj kompanie janë izoluar në shtëpi dhe fasoneria është mbyllur. Por si u infektuan? Gazetari i Report Tv në Durrës Artur Korriku mëson se kjo fasoneri ka një degë edhe në Krujë, që përhapi infeksionin në 80 të bashkisë, ndërsa administrata që ka qarkulluar dyshohet se përhapi virusin edhe në Durrës. Të gjithë të infektuarit janë asimptomatikë.


User: Report TV

Views: 5

Uploaded: 2020-05-16

Duration: 05:54