Takimi i lidereve, te henen ne mesdite | Lajme - News

Takimi i lidereve, te henen ne mesdite | Lajme - News

Takimi i liderëve të partive politike parlamentare tek Presidenti Stevo Pendarovski do të mbahet të hënën në orën 12:00 kanë konfirmuar nga kabineti presidencial. Në këtë takim, liderët do të bëjnë edhe një përpjekje për arritjen e konsensusit për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.br br Ndryshe, liderët e shtatë partive, Kryeministri teknik Oliver Spasovski dhe Kryeparlamentari Talat Xhaferi të martën u takuan tek Presidenti Pendarovski, por pa arritur një marrëveshje për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Zgjedhjet duhej të mbaheshin më 12 Prill, mirëpo u anuluan për shkak të epidemisë së koronavirusit.br br Lideri socialdemokrat Zoran Zaev në këtë takim prezantoi qëndrimin se zgjedhjet duhet të mbahen më 14 Qershor, ndërkaq lideri i VMRO-DPMNE-së refuzoi të flasë për datën derisa nuk plotësohen kushtet.br br Partitë politike shqiptare u prezantuan me qëndrimet se ?dritën jeshile? për mbajtjen e zgjedhjeve duhet ta kenë autoritetet shëndetësore dhe se prioritet mbetet shëndeti i qytetarëve. Opozita shqiptare me qëndrimin se zgjedhjet duhet të mbikëqyren edhe nga Misioni i OSBEODIHR-it.br br Presidenti Pendarovski, dje vazhdoi situatën e jashtëzakonshme në vend edhe për 14 ditë tjera.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-05-16

Duration: 01:25

Your Page Title