Analizat retroaktive të gripit sezonal, enigmë

Analizat retroaktive të gripit sezonal, enigmë

Për analizat e mundshme retroaktive, që do të kenë për qëllim kontrollimin për infektimin e mundshëm me COVID-19 të 37 mijë qytetarëve të prekur nga gripi sezonal, nevojitet shumë kohë dhe shumë para. Ky paralajmërim i institucioneve shëndetësore është  i rrethuar nga shumë dilema. Infektologu, Fadil Cana, thotë se mjekësia akoma nuk e di se sa kohë mund të qëndrojnë në organizmin e njeriut antitrupat e virusit korona. Ai thotë se 5 pacientë të cilët janë shëruar nga COVID-19, janë ofruar për të dhuruar plazmë konvaleshentë, mirëpo tek ata nuk janë gjetur antitrupa.br br Është me të vërtetë një proces shumë i gjatë dhe shumë i kushtueshëm dhe nuk e di efekti i testimit të atyre rasteve cili do të ishte. Më siguri autoritet që e kanë paralajmëruar kanë pasur qëllime vetëm për politikë ditore. ?02:33 Hipotetikisht është e mundur. Së pari duhet të sigurohen teste serologjike, që me sa kam unë informata, Maqedonia ende nuk i disponon, pasi që ato janë në procesin e validitimit- tha Fadil Cana- Infektolog.br br Institucionet shëndetësore, strishot e personave të prekur nga gripi i ruajnë deri në përfundim të sezonit. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se akoma i ruan ato në Institutin për Shëndet Publik.br br  Ministria e Shëndetësisëbr ?Materialet pacientët që janë mjekuar për gripin sezonal dhe të cilëve u është dhënë shtupë për të analizuar për praninë e viruseve të tjerë që shkaktojnë grip sezonal, janë akoma në Institutin e Shëndetit Publik dhe mund të testohen më tej për të parë nëse ndonjë nga ata ka pasur koronavirus. Por, në këtë pikë i gjithë kapaciteti është i përqendruar në zbulimin e rasteve të reja me COVID-19.br br  Rritja për rreth 80 e numrit të të prekurve nga gripi sezonal gjatë këtij vitit, ose 18 mijë më shumë se vitet e kaluara, shtyu institucione të paralajmërojnë analiza retroaktive.


User: alsatmtv

Views: 1

Uploaded: 2020-05-16

Duration: 01:45