Ora News - Gratë në Krujë e Durrës në protestë: Ku do të hanë fëmijët tanë?!

Ora News - Gratë në Krujë e Durrës në protestë: Ku do të hanë fëmijët tanë?!

#tvora #rtvoranewsbr Fasoneria ku punonin është mbyllur pas zbulimit të katër rasteve me koronavirus, ndaj punëtorët zbritën në protestë.br br "Shëndetësia e ka mbyllur, shteti përgjigjet për ne."br br Para bashkisë së Krujës u ankuan se vendimi i mbylljes i ka lënë në rrugë dhe në vështirësi ekonomike.br br "Jam kryefamiljare, kam dy fëmijë për të rritur. I kam në shkollë, nuk më del për bukën e gojës. Nuk mund të rri pa bukë dhe pare në shtëpi, dua të marr atë që më takon."br br Ndaj kërkuan hapjen e punës ose pagën e luftës.br br "Pronari thotë se ka aplikuar për pagën e luftës por nuk na është mundësuar."br br Peripecitë për pagën e luftës ngritën në protestë edhe punonjëset e pastrimit të peshkut në Durrës.br br "Duam lekë nga shteti sikur ua ka dhënë të gjithë punëtorëve."br br "Për tërmetin nuk morëm gjë, nga korona jo."br br Ata thonë se firma nuk i paguan, ndërkohë që nuk kanë përfituar as mbështetjen financiare të qeverisë.br br "Sot bëra denoncimin për firmën, deri sot e lashë me mendimin se po filloj punë, po sigurohem".br br Në vazhdimësi, punonjës në sektorë të ndryshëm të ekonomisë kanë protestuar dhe janë ankuar për pagën e luftës dhe mungesën e mbështetjes.br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-05-18

Duration: 01:21

Your Page Title