Maska, doreza dhe sinjalistikë në çdo hap që hedhin! Maturantët rikthehen në shkolla, pamjet

Maska, doreza dhe sinjalistikë në çdo hap që hedhin! Maturantët rikthehen në shkolla, pamjet

Maturantët nën rregulla strikte higjieno-sanitare i janë rikthyer bankave të shkollës pas rreth 3 muajsh mësim online nga shtëpi. Shkollat janë të përgatitura me sinjalistikën e duhur, dezinfektues, postera informuese dhe garantimin e distancës së tavolinave. Për 3 javë maturantët do të rikthehen në shkolla për t?u përgatitur për provimet e maturës.br br Por ajo që ra në sy sot është fakti që 7 maturantë të gjimnazit "Qemal Stafa" nuk janë lejuar të futen në shkollë, pasi nga kontrolli mjekësor rezultoi se e kishin temperaturën mbi 37.5.br br Me rregullat e reja, nuk do të lejohen më shumë se 10-12 veta në klasë dhe se mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme. Gjithashtu mësimi do të zgjasë për 4 orë, nuk do të ketë pushim të madh dhe nuk do të lejohet dalja e maturantëve jashtë ambienteve të shkollës deri në përfundim të mësimit.br br Në korridoret e shkollave përveç sinjalistikës me shigjeta e pika të verdha do të ketë dhe mësues që të sigurojnë që të respektohet distancomi social mes maturantëve.


User: Report TV

Views: 3

Uploaded: 2020-05-18

Duration: 02:48