Të infektuarit shtohen, debati për zgjedhjet vazhdon

Të infektuarit shtohen, debati për zgjedhjet vazhdon

Numri i shtuar i rasteve të reja me virus korona përbën shqetësim për VMRO-DPMNE-në, për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve.br br Numri i shtuar i të infektuarve të ri është shqetësim serioz dhe e përforcon shqetësimin tonë për shëndetin e qytetarëve. Në këtë rast duam të theksojmë se zgjedhjet e shpejta assesi nuk janë të mundura. Kjo tregon për moskokëçarjen dhe joseriozitetin e Zaevit dhe LSDM-së të cilëve u intereson vetëm shkuarja në zgjedhje për të zbehur rënien e Zaevit?-tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.br br LSDM-ja thotë se do të merren parasysh rekomandimet e ekspertëve megjithatë vjeshta është më e rrezikshme kurse vendit i duhen institucione funksionale.br br Është e rëndësishme që zgjedhjet të mbahen në afatin e parë të mundshëm për ta ruajtur shëndetin e qytetarëve dhe të mos i ekspozojmë qytetarët në një rrezik të ri shëndetësor në vjeshtë kur pritet valë e re e virusit. OBSH-ja pikërisht këtë e paralajmëron prandaj duhet të shkohet në zgjedhje kur kushtet më shumë e lejojnë këtë.?-pohoi Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-sëbr br Komisioni për sëmundje ngjitëse nuk ka rekomanduar konkretisht se cila periudhë është më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve por ministri Filipçe deklaroi se periudha para nesh pritet të jetë e qetë. Komisioni publikoi protokollin për zgjedhjet i cili parasheh masa të veçanta kujdesi.


User: alsatmtv

Views: 0

Uploaded: 2020-05-18

Duration: 01:31

Your Page Title