Tempora - Shembja e Teatrit Kombëtar, artistët: Një pjesë e jona mbeti nën rrënoja

Tempora - Shembja e Teatrit Kombëtar, artistët: Një pjesë e jona mbeti nën rrënoja

#tvora #rtvoranewsbr Pushteti shemb Teatrin Kombëtar. Artistë dhe aktivistë të aleancës për mbrojtjen e teatrit u larguan me dhunë nga godina ku prej më shumë se dy vitesh rezistonin kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. A është kjo skena e fundit e Teatrit Kombëtar?br br Edmond Budina: Skena e fundit është kur kapet krimineli. Krimineli kreu aktin, ne do t'i japim gjykimin. br br Edmond Budina, Neritan Liçaj, Robert Budina e shumë të tjerë u dhunuan, u larguan me forcë nga uniformat blu në një orë kur askush nuk e priste.br br Liçaj: Të shohësh që shteti yt të katandiset si një bandë e vogël hajdutësh biçikletash është shumë e rëndë. br br Ne i takojmë në shesh ku bashkë me qindra qytetarë vijuan të qëndronin aty edhe pse eskavatorët kishin shkatërruar gjithçka.br br Robert Budina: Me thënë të drejtën më dhemb në shpirt. Është një trishtim i madh.br br 17 maji është dita me e gjatë për ta. 17 maji është dita kur këta artistë do ta mbajnë mend gjatë e imazhet e shembjes se godinës së teatrit janë ngulitur thellë në memorien e tyre.br br Budina: Humbëm atë ndjesi shpirtërore që na lidhë me Tiranën.br br Ndërhyrja ishte e dhunshme. Artistë me pranga në duar, artistë dhe aktivistë me armë në kokë, skena për të cilat Budina dhe Liçaj na rrëfejnë se nuk do të mundën kurrë ti harrojnë. Neritanin e kishte tradhtuar zëri më 17 maj, megjithatë me zërin e shpirtit thotë se bashkë me godinën aty u rrëzua edhe një pjesë e madhe e shpirtit të tij.br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2020-05-20

Duration: 05:39

Your Page Title