Medikamentet shnderrohen ne objekt biznesi (20 Maj 1999)

Medikamentet shnderrohen ne objekt biznesi (20 Maj 1999)

Arkiva Lajme - Tv Klan 1999br br Abuzime me medikamentet për kosovarët në Durrës. Ndërkohë që kosovarët ankohen që për ta s?ka ilaçe, mjaft farmacistë pohojnë të kundërtën. Tashmë medikamentet e ndihmavë janë shndërruar në objekt biznesi për farmacitë e qytetit bregdetar. Një prej farmacistëve durrsake thotë për Tv Klan, se janë të shumta rastet kur persona të ndryshëm na ofrojnë ilaçe me çmimin e tregut, ndërsa vetë kosovarët i afrojnë ato me çmim shumë më të ulët. br br Ndërkohë që spitali i qytetit vuan për ilaçe pasi aty shtrohen 20-30 persona në ditë. Për të përballuar këtë situatë të vështirë është vënë në ndihmë dhe farmacia Nënë Tereza që jep medikamente të paguara nga fondet e Bashkisë. br br Shumë shprjet për kosvarët do të hapet një farmaci tjetër që do të shpërndaj medikamente të siguruara nga Bashkia e Durrësit, në bashkëpunim me bashkinë e qytetit italian Ankonas. Megjithatë dhe vetë zyrtarët lokal durrsak duken skeptikë për përmirësimin e furnizimit me medikamente, pasi dhe vetë kosovarët duan të përfitojnë nga situata.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-05-20

Duration: 01:03