Topollaj: Votimi për shembjen e teatrit në Këshillin Bashkiak u bë me e-mail, vendimi nuk u diskutua

Topollaj: Votimi për shembjen e teatrit në Këshillin Bashkiak u bë me e-mail, vendimi nuk u diskutua

#tvora #rtvoranewsbr br br br Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj njoftoi disa ditë më parë se më datë 18 maj do të zhvillohej takimi i Këshillit Bashkiak ku do të vendosej për shembjen e Teatrit Kombëtar.br br Por ky takim u zhvillua më 14 maj në fshehtësi të plotë ku u vulos dhe fati i teatrit. Këshilltari opozitar në Këshillin Bashkiak, Fabian Topollaj shprehet se votimi i këtij vendimi u bë përmes e-mailit.br br Sipas tij, kjo është një shkelje ligjore pasi vendimi nuk u diskutua nga anëtarët e këtij këshilli. Në një intervistë për RTV Ora, ai thotë se njësoj si Parlamenti, edhe në Këshillin Bashkiak, të gjitha vendimet duhet të diskutohen e më pas të hidhet vota.br br Fabian Topollaj: Çështja nis rreth më shumë se 2 vite më përpara në kohën që mazhoranca nuk i kishte votat e nevojshme në Këshillin Bashkiak që mund ta bënte këtë procedurë nëpërmjet këtij këshilli siç po e bën tani. Mazhoranca për të shmangur mungesën e shumicës së kërkuar në këshill bëri një ligj special në Parlament me qëllim të shembte Teatrin Kombëtar. Një ligj që ka qenë haptazi antikushtetues pasi binte ndesh me disa parime kushtetuese përfshi me ligjin e vetëqeverisjes vendore që në hierarkinë e normës qëndron më lart dhe do të duhej të zbatohej përpara ligjit special. br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tv br br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Emisione

Views: 0

Uploaded: 2020-05-20

Duration: 14:34