Meta takon opoziten dhe ambasadoret e BE |Lajme-News

Meta takon opoziten dhe ambasadoret e BE |Lajme-News

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar dhe Reforma Zgjedhore qenë në fokus të takimit që Presidenti Ilir Meta zhvilloi në orët e para të mëngjesit me përfaqësues të opozitës.br br Takimi i thirrur nga kreu i shtetit vjen në një kohë kur çështja e Teatrit Kombëtar trazoi jo pak politikën, duke çuar në bojkotin e tryezës së Këshillit Politik nga ana e opozitës.br br Teksa e cilëson të paligjshme dhe provokim për demokracinë dhe shtetin ligjor shembjen e teatrit, opozitës që ka nisur protestat me artistët, Presidenti i kërkoitë japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.br br Në takimin që ka zgjatur për afro një orë, kreu i shtetit i ka njohur përfaqësuesit e opozitës me platformën 11 pikëshe për integrimin europian, që i vjen në ndihmë kapërcimit të krizës politike.br br Paralel me takimin e krerëve të opozitës, në selinë e Presidencës u ngjit Ambasadorja Amerikane, e cila u prit nga kabineti i kreut të shtetit.br br Fill pas takimit me krerët e partive opozitare, Presidenti Meta priti ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian. Hapja e negociatave, shembja e godinës së Teatrit Kombëtar, si dhe reforma Zgjedhore qenë në fokus të këtij takimi.br br Qëndrimin e tij për vijimin e Reformës Zgjedhore, kreu i shtetit e ndau edhe me trupin diplomatik të akredituar në Tiranë, ku theksoi rëndësinë që ka përfundimi sa më parë i këtij procesi në Këshillin Politik dhe miratimi i saj në Parlament, sipas rekomandimeve të OSBEODIHR, edhe pse në kushtet e thyerjes së mëtejshme të besimit ndërmjet palëve.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-05-26

Duration: 01:48