Furnizonin Europën me marijuanë nga Spanja, shkatërrohen 6 laboratorë me drogë të shqiptarëve

Furnizonin Europën me marijuanë nga Spanja, shkatërrohen 6 laboratorë me drogë të shqiptarëve

#tvora #rtvoranewsbr Një operacion i gjerë antidrogë i policisë spanjolle çoi në çmontimin e 6 laboratorëve për kultivimin e marijuanës. Në pranga ranë 17 persona, shumica shqiptarë.Policia ushtroi kontrolle në 8 shtëpi në zona të ndryshme të cilat ishin marrë nga banda për kultivimin e drogës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 162 kilogramë marijuanë e gatshme për tu shpërndarë në të gjithë Europën, më shumë se 3,000 bimë marijuanë, 9,000 euro, dy makina për paketim vakum, disa telefona celularë, një laptop dhe katër automjete.br br Policia Kombëtare e Spanjës ka shkatërruar një grup kriminal të kultivimit dhe shpërndarjes së marijuanës në një shkallë të gjerë.br br Shtatëmbëdhjetë persona të nacionaliteteve të ndryshme janë arrestuar si autorë të dyshuar për krime kundër shëndetit publik, organizim kriminal, mashtrim me energjinë elektrike, pastrim parash, falsifikim dokumentash dhe shkelje të ligjit të imigracionit.br br Agjentët kryen kontrolle 8 në shtëpi në qytetet Valenciane të Paterna, Estivella, Beniparrel, Moncada, Godella; Castellón dhe Ulldecona (Tarragona).br br Gjatë kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan162 kilogramë marijuanë e gatshme për shpërndarje në Evropë, 3,160 bimë marijuanë, 9,000 euro, dy makina për paketim vakum, disa telefona celularë, një laptop dhe katër automjete.br br Hetimi filloi janarin e kaluar kur hetuesit përgjuan një makinë në Paterna që lëshoi një erë të fortë marijuanë. Agjentët ndaluan dy personat që ishin në makinë me origjinë shqiptare, për shkelje të ligjit të të huajve dhe u përpoqën pa sukses të lokalizonin departamentet e fshehura të substancës narkotike të quajtur "stalla".br br Deri në këtë moment, agjentët vazhduan me hetimet dhe lokalizuan disa shtëpi ku ata kultivonin marijuanën dhe që në të njëjtën kohë shërbenin si vendbanim për të arrestuarit.br br Pas disa përpjekjesh, hetuesit zbuluan një rrjet të tërë kriminal kushtuar kultivimit dhe shpërndarjes së marijuanësbr br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tv br br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2020-05-26

Duration: 00:22