Bajrami do te falet neper xhami |Lajme-News

Bajrami do te falet neper xhami |Lajme-News

Pas 3 muajve të mbyllura nga koronavirusi xhamitë do të hapen të dielën.br Besimtarët myslimanë do të kenë kështu mundësinë të falin namazin e festës së Fiter Bajramit, pas 30 ditëve agjërim. br Por falja e mëngjesit nuk do të bëhet në shesh, si çdo vit. Besimtarët do ta kryejnë ritualin nëpër xhami. br Secila prej tyre po përgatitet duke respektuar masat që kërkohen për parandalimin e pandemisë. br Në hyrje të çdo xhamie do të këtë dezinfektant, ndërsa besimtarët do të duhet të sjellin me vete sixhadet e faljes.br Kryeministri Rama njoftoi se ishte rënë dakord me komunitetet fetare për t?i hapur tempujt prej javës së ardhshme, ndërsa xhamitë nga e diela. br Ai akuzoi opozitën se është përpjekur të nxisë komunitetin mysliman t?i bashkohet revolucionit të saj imagjinar. br Kreu i komunitetit mysliman uroi besimtarët, që përmbyllën me sukses këtë muaj të sakrificës, që këtë vit ishte ndryshe.br ?Këtë muaj e përjetuam ndryshe nga Ramazanët e tjera, u privuam nga namazet e përbashkëta, iftaret dhe festimet me të dashurit. Por falë Zotit ky Bajram vjen në një situatë më të përmirësuar?. br Ceremonia qendrore për kryeqytetin do të mbahet në xhaminë e kokonozëve tek Pazari i Ri. br Të dielën lëvizja do të jetë e kufizuar në 5 bashki, të cilat janë ende në zonën e kuqe.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-05-27

Duration: 01:34

Your Page Title