Report TV -Qytetarë e artistë në Shkodër firmosin peticionin, të grumbulluar pa maska e distancë

Report TV -Qytetarë e artistë në Shkodër firmosin peticionin, të grumbulluar pa maska e distancë

Para Teatrit Migjeni në Shkodër, Aleanca për Teatrin po zhvillon tubimin sensibilizues dhe mbledhja e firmave për peticionin për rindërtimin e teatrit aty ku ishte, ashtu siç ishte. Shkodra është qyteti i tretë pas Tiranës e Durrëit, për firmosjen e peticionit.br br Në mbështetje të kësaj kauze kanë ardhur shumë qytetarë dhe artistë shkodranë, të cilët kanë hedhur firmën e tyre në peticion në mbështetje të Aleancës.br br Ajo që vihet re është prania e madhe e njerëzve pa asnjë mbrojtje, të dyndur në turma dhe pa maska e distanca sociale, a thua koronavirusi u zhduk dhe është një histori e së shkuarës. Nuk duhet të harrojmë se Shkodra është ende një zonë e kuqe dhe me rrezik potencial për të rritur infeksionin e COVID-19.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2020-05-27

Duration: 00:39

Your Page Title