Dy persona grabisin mbi 170 mln leke nga bagazhi i nje makine

Dy persona grabisin mbi 170 mln leke nga bagazhi i nje makine

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës. Ata dyshohen se janë autorët e grabitjes së një sasie të madhe parash.br br Hetimi ka nisur në datën 22 Maj, kur në polici një person ka denoncuar se disa persona i kishin vjedhur rreth 20 milionë lekë të reja dhe 50 mijë franga në automjetin e tij në një qendër tregtare pranë Komunës së Parisit.br br ?Falë veprimeve të shpejta, informacioneve të marra në rrugë operative dhe ndjekjes intensive për 24 orë u bë i mundur zbulimi dhe identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje?, thuhet në njoftimin e uniformave blu.br br Gjatë operacionit të quajtur ?Kombinacioni? u vunë në pranga D.H., 27 vjeç, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike dhe G.K., 44 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale.br br Edhe pse banues në Tiranë, arrestimi i tyre u krye në qytetin e Fierit.br br Çfarë zbuluan hetimet?br br Grabitësit kishin ndjekur lëvizjet e pronarit të parave. Në momentin që ai është futur në qendrën tregtare, ata i kanë vjedhur shumën e parave, të cilat ai i kishte vendosur në bagazhin e mjetit.br br Kur u kapën atyre iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi parash prej 175 milionë lekësh dhe 50 mijë franga.br br Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ?Vjedhja?.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2020-05-27

Duration: 00:58

Your Page Title